Sezon jubilar për Teutën, i rikthyeri Vila ka një premtim

Elimiljano Vila rikthehet te Teuta 10 vita pasi la ekipin e zemrës. Futbollisti durrsak ka folur për “RTSH Sport”, në lidhje me rikthimin në vendlindje dhe gjendjen e skuadrës në prag të sezonit të ri të Kategorisë Superiore.

“Ky është qyteti im. Këtu jam rritur dhe kam hedhur hapat e para si futbollist. Është një ndjesi e mirë që rikthehem sërish. Tani e kam për detyrë që t’i shërbej klubit dhe shokëve të ekipit”.

“Çdo vit kampionati bëhet më i fortë, çdo ekip rritet, ashtu si dhe ne. Kemi mbajtur një pjesë të madhe të grupit si dhe kemi bërë përforcime. Shpresojmë të bëjmë mirë pasi është dhe 100-vjetori i klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *