Sezon fantastik i 19-vjeçarit, ylli i Benfikës me statistika të frikshme

Benfika fitoi titullin e 37-të në fundjavë. “Shqiponjat e Lisbonës” e mbyllën sezonin me 87 pikë, dy më shumë se Porto ndjekëse dhe me 103 gola të shënuar!

Ylli i ekipit do ta festojë 20-vjetorin e lindjes me datë 10 nëntor, por mosha e tij e vogël nuk e pengon për të luajtur futbollin e tij, për të dribluar, dhuruar asiste dhe shënuar.

Zhoao Feliks ka regjistruar shifra fantastike këtë sezon. 43 ndeshje ka zhvilluar fantazisti i talentuar, në të cilat ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.

Feliks ka një mesatare prej 1 goli çdo 143 minuta, edhe pse vetëm 19 vjeç. Shumë klube të mëdha janë gati për të investuar për të, por presidenti i Benfikës dëshiron ta mbajë edhe një sezon në kampionatin luzitan.

Talenti dhe personaliteti nuk i mungojnë. E ardhmja është e tij, ndërsa gjiganti portugez fërkon duart. Nga shitja e tij do të fitojnë shumë para, por deri atëherë, Zhoao do të vazhdojë të dhurojë magji për tifozët e Benfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *