Sevilja kundër Federatës spanjolle: Favorizoni Barcelonën!

Kampionatet ende nuk kanë nisur, por në Spanjë polemika sapo ka nisur… Dhe, këtë herë, bëhet fjalë për Superkupën e Spanjës, e cila ndryshe nga vitet e shkuara dhe formati standard, do të zhvillohet me një finale të vetme dhe jo dy ndeshje vajtje-ardhje…

Praktikisht, duhej të ishte zhvilluar më 5 dhe 12 korrik, por do të luhet vetëm në një datë dhe në Tanxheri, Marok.

“Kjo është një padrejtësi e madhe dhe favorizim për Barcelonën, sepse pas këtij viti, sezonin tjetër do të luhet rregullisht me dy ndeshje. Ne i kemi shitur biletat tifozëve për ndeshjen e vajtjes, çfarë do të thotë kjo. Liga e ka vendosur në dy data, pse duhet të ndryshojë?!”, shkruan Sevilja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *