Sevilja gabon në Alaves

0

Sevilja ka humbur terren ndaj kreut në La Liga, sepse sot u ndal te një barazim zhgënjyes 1-1 në Alaves. Në formë të shkëlqyer kohët e fundit, Sevilja ishte afruar ndjeshëm me kreun dhe po ëndërronte ndonjë surprizë të madhe në garën për titull, por frenimi në Alaves duket se ia shuan shpresat, pasi është 4 pikë larg Barcelonës dhe 3 nga Reali, që duhet të luajë një ndeshje të prapambetur në Vigo.

Sevilja luajti më mir ënë pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 22-të me Ben Jender, por Alavesi u përmirësua ndjeshëm në pjesën e dytë dhe përfitoi më së miri nga ulja e ritmit të Sevijas, duke gjetur barazimin e merituar me Katain në minutën e 74-t.

Fundi ishte plot emocione, sepse të dyja palët u hodhën në sulm për golin e fitores, që nuk doli në dritë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image