Sevilja dhe Beshiktashi kënaqen me pak, tërmet Olimpiakosi, buzëqesh Xherardi!

0

Ka qenë një mbrëmje e pasur me gola, emocione, befasi dhe surpriza ajo e sotmja në Europa League. Sigurisht, humbjet e thella të Fejenordit dhe Zenitit nuk priteshin, teksa kanë fituar mininalisht dy ekipe të tjera “big” si Beshiktashi dhe Sevilja, me nga një gol, duke mos hipotekuar ende kualifikimin në playoff.

Në anën tjetër, buzëqesh Xherardi dhe Rejnxhërsi, pasi kanë mundur Mariborin 3-1, pas një pjese të parë në vështirësi, teksa miqtë barazuan 1-1. Në pjesën e dytë, dy gola dhe festa, edhe pse duhen shtatë ditë të tjera për të dhënë verdiktin.

Fitore bindëse edhe e Lajpcigut (3-1), ekipit gjerman, ndaj Universitae Krajovës, ekipit rumun.

Sukses në transfertë edhe për Bordonë, ndaj ukrainasve të Mariupolit.

Dudelanzh, sakaq, ka bërë surprizën në Poloni, duke fituar përballë Legias së Varshavës, që duket se vetëm tifozët ka tashmë, pasi kriza nuk ka fund…

Fiton edhe Bazeli i Xhakës dhe Ajetit me një gol të Van Volfsvinkelit në Holandë, përballë Viteshes, ndërsa Rozenburgu triumfon në Irlandë ndaj Kork Sitit.

Molde, që eliminoi Laçin, barazoi 0-0 në Skoci ndaj Hibernianit, teksa Bashaksehiri, ish-skuadra e Cikalleshit, barazoi në fushën e tij po pa gola ndaj ekipit anglez Barnlei.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.