Sevilja-Barcelona: Finalja mes specialistëve të shekullit të ri

0

Barcelona dhe Sevilja do të jenë dy finalistët e Kupës së Mbretit, një përballje mes dy ekipesh që janë kthyer në klientë të rregullt të finaleve në shekulin e 21-të. Barcelona është ekipi spanjoll me më shumë finale në vitet e fundit, në total ka 28: 7 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions League, 9 në Superkupën e Spanjës dhe 4 të tjera në Botërorin e Klubeve. Ndërkaq, Sevilja ka luajtur 17 finale në shekullin e ri: 4 në Kupën e Mbretit, dy në UEFA, 3 në Europa League, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 5 në Superkupën e Europës. Finalja do të luhet më 21 prill dhe ende nuk dihet ku do të luhet, edhe pse Bernabeu duket zgjidhja logjike, meqë mungon Reali.

FINALET E BARCELONËS NË SHEKULLIN E 21-TË

– Copa del Rey (7): 2008/09, 2011/12, 2013/14, 2014/15, 2015/16, 2016/17, 2017/18.

– Champions League (4): 2005/06, 2008/09, 2010/11, 2014/15.

– Superkupa e Spanjës (9): 2005/06, 2006/07, 2009/10, 2010/11, 2011/12, 2012/13, 2015/16, 2016/17, 2017/18.

Superkupa e Europës (4): 2006/07, 2009/10, 2011/12, 2015/16.

Botërori i Klubeve (4): 2006/07, 2009/10, 2011/12, 2015/16.

FINALET E SEVILJES NË SHEKULLIN E 21-TË

Copa del Rey (4): 2006/07, 2009/10, 2015/16, 2017/18.

UEFA (2): 2005/06, 2006/07.

Europa League (3): 2013/14, 2014/15, 2015/16.

Superkupa e Spanjës (3): 2007/08, 2010/11, 2016/17.

Superkupa e Europës (5): 2006/07, 2007/08, 2014/15, 2015/16, 2016/17.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.