“Sevija thjesht pati fat në 2008-n!”

0

Sevilja sonte luan me Shahtjor Donjetskun në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Evropës dhe synimi i saj është të bëhet skuadra e parë e cila do të mund të fitojë trofeun për të tretin vit radhazi. Ndeshja e parë do të luhet në Ukrainë sonte, kurse e dyta në Spanjë javën tjetër. Finalja e madhe e Bazelit luhet më 18 maj.
Luçesku – Trajneri i Shahtjorit, Mirçea Luçesku, u shpreh shumë i motivuar për ndeshjen e sotme, por duke respektuar rivalët. “Është shumë e rëndësishme të ruajmë një nivel të lartë loje. Shahtjori e ka arritur këtë në vitin 2009 në Kupën UEFA dhe tani jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës. Skuadrat e tjera lindore si CSKA-ja e Moskës, Zeniti dhe Galatasarai kanë fituar Kupën UEFA, por nuk kanë arritur të luajnë në një gjysmëfinale pas saj, asnjëra nuk e ka përsëritur suksesin. Jam shumë i lumtur për skuadrën time”, – deklaroi dje tekniku. “I kam treguar skuadrës disa video të dy ndeshjeve kundër Sevijës në vitin 2008. Ne kishim edhe dhjetë sekonda, por Sevija në fund fitoi. Mendoj se thjesht patën fat. Shpresoj që fati kësaj here të jetë me ne. Gjithçka në jetë balancohet me kalimin e kohës”, – shtoi Luçesku.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here