Sevija në krye, merita është edhe e Monçit

Në krye, duke i befasuar të gjithë. Pas 13 javësh, Sevija kryeson kampionatin spanjoll, me 26 pikë, një më tepër se Barcelona dhe me 2 pikë distancë nga Atletiko e Madridit. Ecuria fantastike lidhet me Andre Silvan, autor i 8 golave në 12 ndeshje, por edhe prej filozifisë sulmuese të trajnerit të ri, Pablo Maçin.

Meritë të padiskutueshme kanë edhe zgjedhjet në merkato të Hoakim “Batman” Kaparros, i cili në punën e tij ka ndikimin e Monçit. Drejtori sportiv i Romës është ideatori i “makinerisë” së krijuar nga Sevija dhe në “Ramon Sançez Pizhuan” shihet ende si një pikë referimi. Prezenca e tij vazhdon të ndihet, me negociata të suksesshme, që gjatë viteve të fundit kanë sjellë mjaft trofe.

Një sistem i bazuar në lojtarë, të cilët plotësojnë njëri-tjetrin dhe që synojnë të shkëlqejnë. Edhe në këtë sezon, askush nuk mendonte që Sevija kishte stofin e kampioni, por thjesht e cilësonin si një ekipi të talentuar, me lojtarë gjysmë të panjohur, ose emra që kërkonin të riktheheshin në skenë.

Duke përjashtuar Promes, protagonist i një sezoni fantastik në Rusi me Spartakun e Moskës, nga klubet e tjera europiane, të paktë ishin ata që do të investonin miliona për futbollistë si Serxhi Gomez, Amadu, Vaçlik apo edhe Andre Silva. Afrime të goditura, me Sevijan që ëndërron të qëndrojë atje lart, në krye të La Ligas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *