Sërish “Qytetare Nderi”, vlerësimi i radhës për Marinda Prekën

Marinda Preka, ish-atletja kampione, është nderuar sot në qytetin e Laçit. Ajo është vlerësuar me titullin “Qytetare Nderi” nga Bashkia Kurbin dhe kryetari i saj, Artur Bardhi, ndihet mirë që ka vlerësuar një ish-sportiste të zonës, që ka arritur ta nderojë vendin tonë edhe na aktivitet ndërkombëtare.

“Të dashur miq! Sot në Bashkin Kurbin u zhvillua një ceremoni e bukur e plot emocion, kushtuar ish-kampiones së atletikes në nivel kombëtar e ndërkombëtar, zj.Marinda Preka . I lumtur që, së bashku me kolegët e Këshillit Bashkiak, morëm vendimin për dhënien e titullit “Qytetare Nderi”, sportistes së talentuar e të apasionuar të Kurbinit, kontributi i së cilës lë gjurmë në historinë e sportit shqiptar !

Krenar që një emër i ri i shtohet listës së qytetarëve të nderit të Bashkise Kurbin! Uroj me zemër që ky titull nderi të jetë nxitës e motivues për brezat e rinj dhe stafeta e vrapimit të Marindës të mos ndalet kurrë, por të përcillet ndër breza në Kurbin e në gjithë Shqipërinë”, shkruan Bardhi në llogarinë e tij në Facebook.

Para pak kohësh, Preka mori të njëjtin vlerësim edhe nga ana e Bashkisë Berat. Ish-atletja është nëna e Vangjel Miles, ish-sulmuesit të njohur që ka veshur edhe fanellën e Laçit mes shumë të tjerave në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *