Sërish probleme pagash në Kategorinë e Parë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

0

Fundjava që sapo mbyllëm nuk ka qenë më e mira e mundshme për skuadrën e Egnatias. Rrogozhinasit humbën në ndeshjen me Besën të shtunën në kampionat, sfidë që mund ta kishin fituar, po të mos ishte për tolerimin e shëmuar të pjesës së dytë. Ditë e re sot, por nga skuadra vjen një tjetër lajm i shëmtuar.

Lojtarët nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje, pasi kanë disa muaj që nuk paguhen. Egnatia është skuadër që financohet nga Bashkia e Rrogozhinës, e cila në të shkuarën nuk kishte treguar parregullsi në anën financiare me skuadrën.

Edhe pse kemi një situatë që duhet vlerësuar dhe mbetet për t’u parë, Egnatia e ka një gjë të sigurt, një vend në 5 skuadrat e para në Grupin B të Kategorisë së Parë. Kjo bën që tani e tutje të luajë kot dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse tregon sa e gabuar është skema e Kategorisë së Parë me kaq shumë ekipe.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg