Serioziteti zero, Kukësi kursen paratë për gjërat themelore

Kukësi është një ndër klubet më të pasur në Shqipëri dhe këto vitet e fundit është munduar të përmirësohet në aspektin e organizimit, por hapat kanë qenë të vegjël dhe gabimet mbeten trashanike.

Një detaj që bie në sy për keq dhe tregon sa larg jemi në krahasim me Europën dhe futbollin profesionist shihet qartë në stërvitjet e Kukësit.

Klubi nuk e ka furnizuar ekipin me bazë materiale dhe të gjithë futbollistët vishen si të munden: shumë prej tyre kanë fanellat festive për titullin kampion të Kukësit, dy vite më parë. Disa të tjerë me bluza pa mëngë, me logon e sponsorit të Kukësit, dikush me fanellë me ngjyrë tjetër.

Një çorbë e vërtetë, që tregon seriozitetin e klubit, që kursen pak mijëra euro për bazën materiale, në një kohë që është gati të paguajë shifra të çmendura për futbollistë të caktuar, që duhet të lënë kampionate të rëndësishme në Europë për të ardhur në Shqipëri, në një klub që nuk ka stadium, stërvitet në fushë me bar artificial në Pezë-Helmës dhe nuk ka as fanella për stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *