Serie A | Ekuacioni “Champions”, ja 13 skenarët e mundshëm

0

Serie A është drejt fundit dhe ka mbetur për t’u luajtur edhe java e fundit, që është programuar për t’u zhvilluar ditën e dielë. Lufta më e ethshme duket ajo për një vend në Champions, ku katër ekipe luftojnë për dy biletat e fundit.

Atalanta, Inter dhe Milan luajnë shanset e fundit për të kapur trenin Champions, ndërsa në garë është dhe Roma, por vetëm në rast të një skenari të çmendur. Atalanta dhe Inter kanë gjithçka në dorën e tyre, pasi ndryshe nga Milani, ata renditen respiktivisht në vendin e tretë dhe të katërt me një pikë më shumë se kuqezinjtë.

Bergamaskët e Gasperinit presin në shtëpi Sasuolon, në një ndeshje që pritet të kthehet në një festë të vërtetë, pasi në rast fitoreje, Atalanta do të arrinte një kualifikim historik për në Champions.

Kundërshtarët e Sasuolos vijnë pa objektiva në këtë takim, prandaj dhe një hap fals i Atalantës duket gati i pamundur. Ndryshe duket situata tek Interi, me zikaltrit që presin Empolin në shtëpi, me këta të fundit që janë ekipi më në formë së fundmi.

Tre fitore në tre ndeshjet e fundit, i kanë dhënë Empolit vendin e 17-të, me një pikë më shumë se Xhenoa, që udhëton drejt Firences në javën e fundit. Interi nuk ka rrugë tjetër përveçse fitores, gjithmonë në rast se Milani bën detyren ndaj Spalit në transfertë.

Në rast se Atalanta dhe Inter triumfojnë, për Milanin merr fund gjithçka. Por çfarë ndodh nëse do të kemi barazim pikësh? Më poshtë ju kemi listuar 12 skenarët e mundshëm që mund të ndodhin në javën e fundit…

JAVA 38

ATALANTA – Sasuolo
INTER – Empoli
Spal – MILAN
ROMA –
Parma

 

Skenari 1: Atalanta dhe Interi fitojnë dhe sigurojnë një vend në Champions, duke bërë të pavlefshëm çdo rezultat që Milani merr ndaj Spal.

Skenari 2: Atalanta dhe Milani fitojnë, ndërsa Interi nuk triumfon ndaj Empolit. Kështu, Milani dhe Atalanta sigurojnë një vend në Champions.

Skenari 3: Milani dhe Interi fitojnë, ndërsa Atalanta ngec ndaj Sasuolos. Në rast se diçka e tillë ndodh, ekipet nga Milano shkojnë në grupet e Champions League.

Skenari 4: Milani fiton ndaj Spal, Atalanta barazon, nërsa Interi humbet. Milani dhe Atalanta në Champions, me Interin që mbetet në Europa Ligë.

Skenari 5: Milani fiton në Spal, Interi barazon dhe Atalanta humb. Interi dhe Milani në grupet e Champions, me Atalantën që duhet të kënaqet me Europa Ligë.

Skenari 6: Milani triumfon ndaj Spal, Atalanta dhe Interi barazojnë. Atalanta ka bilanc më pozitiv në ndeshjet direkte ndaj Interit, kështu bergamaskët dhe Milani sigurojnë Championsin.

Skenari 7: Atalanta fiton ose barazon, Interi humb, ndërsa Milani barazon. Atalanta e treta, ndërsa Interi përfiton nga ndeshjet direkte përballë Milanit, duke siguruar vendin e katërt.

Skenari 8: Interi fiton ose barazon, Atalanta humbet, ndërsa Milani barazon. Interi në vendin e tretë, ndërsa Milani i katërti, kjo për arsyen se është më mirë se Atalanta në përballjet direkte mes tyre.

Skenari 9: Interi dhe Atalanta humbasin, ndërsa Milani barazon. Të tre ekipet përfundojnë kampionatin me 66 pikë, por ai që del i zhgënjyer është Milani, me Interin që merr vendin e tretë, Atalanta të katërtin dhe Milani i pesti.

Skenari 10: Vetëm Roma fiton dhe tri ekipet e tjera humbasin. Roma, Inter dhe Atalanta me nga 66 pikë. Atalanta e treta, Roma e katërta, ndërsa Interi zbret i pesti.

Skenari 11: Nëse Interi dhe Atalanta humbasin, Roma fiton dhe Milani barazon, kjo i çon të katër ekipet me nga 66 pikë. Kështu, përfitojnë ekipet e Milanos, të cilat kalojnë në Champions, ndërsa Atalanta e Roma renditen në vendet pesë dhe gjashtë.

Skenari 12: Milani dhe Roma fitojnë, ndërsa Interi e Atalanta humbasin. Milani e mbyll në vendin e tretë, ndërsa Atalanta merr vendin e katërt, si pasojë e ndeshjeve direkte ndaj Romës e Interit.

Skenari 13: Interi, Milan dhe Atalanta humbasin, ndërsa Roma nuk fiton. Kështu, renditja mbetet e njëjtë dhe Interi dhe Atalanta sigurojnë Championsin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.