Seria A po rikthehet, e vetmja që rivalizon Premier Ligën

Kristiano Ronaldo të Juventusi ishte lëvizja që ndryshoi trajektoren e Serisë A. Një goditje e madhe në merkato për Juventusin, por mbi të gjitha një reklamë për futbollin italian, i cili prej vitit famëkeq të “Calciopolit” në 2006-ën, ka qenë në krizë.

Tashmë kursi ka ndryshuar dhe Seria A po rigjen lavdinë e një dekade më parë, kur ishte kampionati më i fort në botë, përsa i takonte kampionëve që luanin, por edhe financave të klubeve. Pas një dominimi të gjatë të Anglisë, që për vite me radhë dukej se nuk kishte rivalë, tashmë në ishull kanë nisur të ndjejnë presionin e italianëve.

Premier Liga shpenzoi mbi 1,3 miliardë euro në merkato, duke vijuar investimet e pamata të klubeve në merkato. E vetmja nga pesë ligat e mëdha europiane që arriti ta rivalizonte ishte Seria A. Kampionati italian është po ashtu i vetmi që kaloi kuotën e 1 miliard eurove të shpenzuara në afatin e transferimeve të verës.

Kampionatet e tjerë janë shumë mbrapa. La Liga spanjolle ka shpenzuar afro 740 milionë euro në merkato, e ndjekur nga Bundesliga gjermane me 447 milionë dhe në fund vjen Liga e Parë franceze me “vetëm” 395 milionë. Diferenca e krijuar nga Premier Liga angleze me këto tre kampionate të tjera është e frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *