SERIA A | Piatek fenomenal, Fiore likuidon Atalantën

Seria A ka zhvilluar dhe 3 takime të tjera ditën e sotme në orën e zakonshme 15:00.Në këto ndeshje, të vlefshme për javën e shtatë kanë konfirmuar dhe një herë që Fiorentina duket se është rikthyer të bëjë mirë në Itali.

Një duel force ishte ai në Firence, ku të besuarit e Piolit prisnin Atalantën e Gasperinit, të cilët ende nuk po gjejnë recetën e duhur në këtë fillim sezoni. Takimi ka përfunduar në shifrat 2-0 për ekipin Piolit. Ishte një penallti e francezit Veretut, ajo që i dha avantazhin vendasve. Miqtë nga Bergamo provuan me të gjitha forcat të merrnin diçka nga ky takim por vjollcët rezistuan deri në fund ku dhe shënuan në minutën e 94, me Biragin golin që mbylli gjithçka. Fiorentina ngjitet tashmë në vendin e tretë të renditjes me 13 pikë, 2 pikë më pak se Napoli i vendit të dytë.

Ndërkohë në Veronë u luajt një ndeshje e ekuilibruar mes Kievos dhe Torinos. Ishte pikërisht Simone Zaza, ai që gjeti golin e parë me fanellën e Torinos dhe i dhuroi fitoren demave vetëm 2 minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Një fitore që e dërgon në vendin e nëntë Torinon dhe zhyt akoma më shumë Kievon e vendit të fundit, që akoma nuk ka arritur fitore në këtë kampionat.

Tek Frozinone më në fund kanë festuar pas shtatë javësh. Por ajo që kanë festuar ka qenë goli i parë në këtë kampionat, pasi për sa i përket ndeshjes çdo gjë është mbyllur me fitoren e Xhenoas 1-2. Është dhe një herë njeriu i momentit në Itali. Kriztof Piatek shënon një dopietë në minutat 33 dhe 36, për të bërë të pavlefshëm golin e Cianos në minutën e 40. Piatek numëron 8 gola tashmë dhe Xhenoa e tij katapultohet në vendin e shtatë të renditjes. Nuk ndodhte prej 1949 që një futbollist që një futbollist debutues të shënonte 8 gola në 6 ndeshjet e para.

SERIA A

Fiorentina-Atalanta           2-0
Shënues: Veretut 63’(pen.), Biragi 90+4’
Kievo-Torino                       0-1
Shënues: Zaza 88’
Frozinone-Xhenoa            1-2

Shënues: Ciano 40’(pen.) / Piatek 33’, 36’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *