Seria A, mbi 1 miliard euro paga, kryeson Juve

Bardhezinjtë në krye të listës, me 164 mln euro shpenzime vjetore, i  dyti vjen Milani me 117 mln dhe e treta Roma, me 91

“La Gazzetta Dello Sport” ka shkruar dje një artikull të gjatë, një speciale, në të cilën ka analizuar shpenzimet e klubeve të Serisë A italiane për rrogat e futbollistëve. Dhe kosto (bruto) i  rrogave të Serisë A, shkon deri në 955 mln euro, për sezonin e ri 2017-18. Në sezonin e shkuar (2016-17), e njëjta vlerë ishte e barabartë me 927 mln euro. Dhe nëse kësaj shifre do t’i shtonim edhe borderonë e rrogave të trajnerëve, që do të shkonte diku te 58 mln euro për 20 trajnerët, atëherë buxheti i  Serisë A do të ishte 1.13 miliardë euro për sezonin e saponisur, vetëm për rrogat. Kështu, në vend të parë renditen kampionët e Italisë, Juventusi, me 164 mln euro shpenzime, i  dyti është Milani, me 117 mln euro të shpenzuara, ndërsa e treta Roma me një buxhet 91 mln euro.

JUVENTUSI – Gjashtë herë radhazi kampionët e Italisë dhe dy herë në tre vite finalistët e UEFA Champions League-s kanë edhe një bordero të frikshme rrogash, që për sezonin e ri u shkon atyre në 164 mln euro bruto. Kështu, lojtari më i  paguar i  bardhezinjve është Higuain (7.5 mln euro), që është edhe më i  paguari bashkë me Bonuçin e Milanit, si më të paguarit e të gjithë kampionatit. Higuain ndiqet nga Dibala me 7 mln euro rrogë, dhe më pas nga Dagllas Kosta që do të përfitojë 6 mln euro në sezon si rrogë të parë te bardhezinjtë.

MILANI DHE TË TJERAT  – Sigurisht që skuadra e cila i  jep rrogën lojtarin më të paguar në Serinë A është ajo që ka edhe tavanin më të lartë të shpenzimeve në Serinë A.  Madje, sipas “Dello Sport”-it kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë për buxhetin e tyre për pagesat e lojtarëve, sidomos me blerjet që ata kanë bërë këtë verë. Janë plot 11 futbollistë të rinj që i  janë shtuar listës, duke e çuar tavanin në plot 117 mln euro për sezonin 2017-18.  Kështu, Bonuçi (7.5 mln), Donaruma (6 mln), Bilia, Kaliniç (3.5 mln), trajneri Montela (3 mln), apo edhe lojtarët e tjerë që paguhen nën 3 mln euro në sezon kanë bërë që klubi kuqezi të qëndrojë në krye të klasifikimit. Megjithatë, Milani Dhe në vendin e tretë ndodhet Roma, me një shpenzim pre 91 mln euro dhe me Edin Xhekon lojtarin më të paguar. Ndërsa top pesëshen e mbyllin Interi në vend të katërt me 84 mln euro dhe Napoli në vend të pestë me 80 mln euro.

Top 5 klubet

1.Juventus          164 mln

2.Milan                 117 mln

3.Roma                 91 mln

4.Inter                  84 mln

5.Napoli               80 mln

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *