Seria A hap dyert për Alban Hoxhën

0

Një lajm i bujshëm, por që natyrisht ka nevojë për verifikim, pasi dihet që është kohë merkatoje dhe ka spekulime pa fund. Alban Hoxha është pranë transferimit te Spali, klub i sapongjitur në Serinë A, pas një sezoni fenomenal në Serinë B, ku nga debutues pa pretendime fitoi titullin.

Sipas Calciomercato.it, portieri i kombëtares shqiptare është në bisedime me Spalin, që ka gati 200.000 euro për Partizanin.

Para disa muajsh flitej se Partizani kishte marrë oferta shumë më joshëse, por edhe kjo shifër është e konsiderueshme dhe mund të pranohet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.