Sergio Ramos ringjall Realin, Bernabeu fishkëllen Kristianon

0

Pas dy humbjesh rresht mes kampionatit e kupës, Real Madridi është kthyer te fitorja dhe ka mbrojtur kreun e renditjes në La Liga, duke mposhtur 2-1 Malagan.

Gjithsesi, nuk ishte një shëtitje, sepse malaga luajti një ndeshje shumë të mirë dhe tentoi deri në fund të barazonte.

Ishte Sergio Ramos heroi i kampionëve të Europës, sepse mbrojtësi shënoi dy herë në pjesën e parë, duke u ngjitur në kuotën e 8 golave sezonalë, por Malaga shkurtoi në fundin e pjesës së parë dhe ushtroi presion gjatë gjithë takimit.

Ndërkaq, ra në sy sjellja e tifozerisë madrilene me Kristiano Ronaldon. Portugezi ka disa ndeshje që nuk është në formë, por është anormale që një lojtar si ai të fishkëllehet sapo gabon një pasim në minutën e katërt, apo kur më pas humbet një rast për shënim. Në “Bernabeu” e kanë memorjen të shkurtër…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image