Sergi Roberto dëshiron të luajë, Barça mund ta humbasë

Një ndër lojtarët më interesantë nga grupi i të rinjve te Barcelona, Sergi Roberto, mund të largohet këtë verë nga Katalonja, duke parë se Barça sapo ka blerë brazilianin Paulinjo dhe trajneri i ri Ernesto Valeverde duket se nuk sheh shumë nga të rinjtë.

Kështu, Sergi Roberto po vlerëson ofertat dhe Mundo Deportivo nga Spanja raporton se një ndër zbulimet e sezonit të shkuar mund të largohet, pasi klauzola për prishje kontrate është vetëm 40 milionë euro, shifër qesharake për futbollin e çmendur që po jetojmë.

Sipas gazetarëve spanjollë, Milan e Juventus janë gati të paguajnë klauzolën, por edhe Mançester Junajtid e Çelsi

Sezonin e shkuar Sergi Roberto luajti 47 ndeshje me Barcelonën, në disa pozicione në mesfushë, ndaj është një futbollist që përshtatet lehtësisht, por duhet parë a do të hapë rugë Barcelona, apo do t’i ofrojë rinovim dhe garanci për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *