Sergej drejt Junajtid, Pogba-Real është “autostradë”

Pogba ja ka bërë të qartë klubit të Junajtid përmes agjentit të tij se dëshiron të largohet. Anglezët nuk kanë ndërmend të lëvizin në lidhje me ikjen e tij, pa sjellë një tjetër lojtar që i afrohet cilësive të francezit. Mediet evropiane raportojnë se është arritur marrëveshje me Lacion për të transferuar Sergej Milinkoviç-Saviç.

Junajtid do të derdhin 80 milionë euro në arkat e klubit ku drejton Igli Tare. Kjo lëvizje i hap rrugën largimit të Pogba. Juventus dhe Real Madridi janë dy klubet që kanë treguar interes për të. “Zonja” për momentin e ka shumë të vështirë të hyjë në garë për kampionin e botës, duke parë se ka plot 12 mesfushorë në organikën e saj.

Reali ka nevojë urgjente për një mesfushor të madh. Pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe dëmtimeve të shumta, me shumë mundësi Perez do të bindet të hapë thesin përsëri për një yll. Do të hasen vështirësi për të bindur Junajtid. Anglezët nuk e kanë aspak me ngut dhe nuk ulen në bisedime nëse nuk vjen një ofertë, që i afrohet 150 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *