Serena Uilliams në histori, triumfon në Melburn

0

Serena Uilliams ka mundur 6-4, 6-4 motrën e vet Venus, në finalen e Australian Open, duke triumfuar për herë të shtatë në Melburn dhe duke fituar trofeun e 23-të në një turne të Grand Slam, një rekord i gjithë kohërave.

Me këtë sukses, Serena kalon gjermanen Stefi Graf, duke u bërë numri 1 në historinë e tenisit, që kur ky është bërë profesionist, në vitin 1968.

Serena triumfoi në Australi duke mos humbur asnjë set gjatë gjithë turneut, gjë që e kishte bërë Maria Sharapova në vitin 2008, për herë të fundit.

Impresionues është edhe fakti se Serena ka fituar 10 turne madhorë në Grand Slam që pasi ka mbushur 30 vjeç, një rekord i rrallë, ndërkohë që shumë pak teniste kanë fituar turne pas moshës 30 vjeç: Margaret Kort (3), Martina Navratilova (2), Kris Evert (2), Billi Xhin King (2), An Xhons (1), Li Na (1), Flavia Peneta (1) dhe Virxhinia Uejd (1).

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image