Serena Uilliams befasohet nga kanadezja Bukard

0

 

Në Perth si çdo vit po zhvillohet turneu “Hopman Cup”, aktiviteti i zakonshëm ekipor që çel sezonin dhe ku skuadrat përfaqësuese përbëhen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat. Një kompeticion tepër i veçantë që hyn në edicionin e 27 dhe që zhvillohet përherë në skajin juglindor të Australisë, në ambiente të mbyllura, në sipërfaqe të shpejtë. Këtë vit 8 skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në këtë mënyrë: Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke, Kanadaja dhe Italia në Grupin A, ndërsa Polonia, Franca, Australia dhe Britania e Madhe në Grupin B. “Hopman Cup” nisi që në fillim me surprizë teksa kanadezja Euxhenia Bukard befasoi numrin 1 të botës Serena Uilliams. Numri 6 i botës Bukard shkatërroi veteranen amerikane në vetëm 50 minuta, duke luajtur vetëm 2 gejme.

Falë rezultatit 6-2 dhe 6-1 tenistja nga Montreali i dha avantazhin fillestar Kanadasë në një ndeshje pa shumë histori dhe ku Serena Uilliams kërkoi një kafe ekspres për të vazhduar takimin. Në përfundim 33-vjeçarja nga Miçigani nuk gjeti fjalë për të justifikuar disfatën e rëndë, por gjithsesi motra e vogël Uilliams pranoi se u ndje e pafuqishme. Ndeshjen e radhës numri 1 i botës do ta luajë ditën e enjte ndaj çekes Lusia Safarova.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.