Serbi i parë që do përfaqësojë Kosovën, media serbe vë alarmin: Turp! Do luajë për një shtet të rremë

Ilij Iviç tërhoqi një vëmendje të madhe në Shqipëri e Kosovë për shkak të ftesës së ardhur në drejtim të tij nga dardanët 19-vjeçarë. Ky i fundit e refuzoi fillimisht ftesën për shkak të grumbullimit me ekipin e parë të Flamurtarit në Turqi, megjithëse në një intervistë për “Telegrafi” u shpreh në gjuhën serbe se ndjente keqardhje për një gj të tillë. Madje bashkimi me Kosovën nuk përjashtohej si mundësi prej tij.

Por kjo deklaratë ka ngritur alarmin në Serbi. “Serbi i parë që do të prezantojë shtetin e rremë! Ilija Iviç do të veshë të ashtuquajturën fanellë të Kosovës”, është titulli me të cilin media serbe “informer” hap artikullin e saj.  Ndërsa më tej shtojnë se “do të ishte një turp i madh” nëse në ftesën e radhës 17-vjeçari do të përgjigjej pozitivisht. Gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë të mëdha dhe kjo duket se nuk kapërdihet lehtë në Serbi./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *