Sentamu si Etrit Berisha, Makabi “shkatërron” Tiranën

0

 

Europa League, turi i parë

Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 17.00, ndeshja e kthimit

Tirana – Makabi Tel Aviv         0-3

Shënues: Shoenfeld 50′, Itzhaki 80′, Rikan 86′

Goli

50′ – Aksion i shpejtë i izraelitëve në krahun e djathtë. Një harkim në shtyllën e parë gjen Shoenfeld të pamarkuar, i cili nuk e ka aspak të vështirë t’i japë topit udhën drejt fundit të rrjetës.

80′ – Gabim amatoresk i prpavijës bardheblu. Një harkim nga krahu i majt përfundin në këmbët e Hoxhallarit, i cili nuk kontrollon ashtu siç duhet dhe nuk merret vesh me portierin Lika, duke i dhënë mundësinë  të sapofuturit Itzhaki mundësinë për të shënuar golin e dytë.

86′ – Rikan finalizon një aksion mjaft të bukur, pas pasimit të  Atzili, mposht lehtësisht portierin Lika.

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Uellison ( Berisha 78′ ), Hoxhallari, Qilimi ( Deliaj 64′ ), Karabeci, Daja, Akua, Merveil, Sentamu. Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Bakaj, Nuri, Cake, Domgjoni, Halili.

Makabi Tel Aviv: Rajkoviç, Dasa ( Shpungin 62′), Tibi, Tal Ben Haim, Davidzada, Atzili, Golasa, Jeini ( Itzhaki 73′ ), Dor Peretz, Kohen ( Rikan 62′), Shoenfeld. Trajner: Zh. Krujf. Të gatshëm: Daniel, Kjartanson, Itzhaki, Azulay, Filipenko.

Kartonë të verdhë: Doka 90+2′ / Davidzada 18′, Peretz 83′, Itzhaki 90+2′

Kartonë të kuq: Sentamu 44′

 

Tirana është mundur pastër 0-3 në shtëpi nga Makabi i Tel Avivit. Edhe pse çështja e kualifikimit ishte një mision i pamundur, të besuarit e Ze Matrias kanë rezistuar vetëm 50 minuta. Dalja me karton të kuq e sulmuesit Sentamu, i ndërlikoi llogaritë e bardhebluve të cilët në fraksionin e dytë u dorëzuan pa kushte. Pjesa e parë ishte më e ekuilibruar, megjithatë me miqtë shumë më kërkues se bardheblutë. Fillimi i fraksionit të dytë solli golin e parë nga Shoenfeld, i cili i gjendur në shtyllën e parë shfrytëzoi ashtu siç duhet një goditje nga këndi. Goli i dytë ishte një dhuratë e kryeqytetasve, ku një mosmarrëveshje e Hoxhallarit dhe Likës, i krijoi komoditetin për të shënuar golin e dytë Itzhakit. Vetëm gjashtë minuta më pas do të vuloste gjithçka Rikan. Një ndeshje larg asaj të zhvilluar një javë më parë në Izrael. Aventura Europiane përfundon këtu, megjithatë epoka “Ze Maria” sapo ka nisur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here