Senegali mbetet në rrugë, Kulibali u paguan hotelin

0

Shoku i skuadrës së Elseid Hysajt te Napoli, Kalidu Kulibali, ka kryer një gjest të admirueshëm në Londër, duke ndihmuar kombëtaren e Senegalit.

Qendërmbrojtësi luajti në miqësoren kundër Nigerisë, që përfundoi 1-1, por kthimi në hotelin londinez, ku ishte kryer prenotimi, ishte një makth.

Pronarët e hotelit refuzonin të pranonin lojtarët e Senegalit, pasi nuk ishin shlyer ende për prenotimin nga federata senegaleze, raporton siti senegalez wiwsport.com.

Megjithatë, Kulibali dhe një agjent futbollistësh senegalezë, Xhili Dieng, morën përsipër pagesën prej rreth 24 mijë eurosh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image