“Sendet kanë ndryshuar me kohë, nuk jemi më”/ Tifozët e Partizanit vazhdojnë talljen me Tiranën për Majkun

0

Klubi i Tiranës ka menduar që për të krijuar atmosferë para ndeshjes me Partizanin, të ketë edhe një nga këngëtarët më të dëgjuar në Shqipëri. Bëhet fjalë për Majk, që do të performojë në “Air Albania” para nisjes së ndeshjes.

Por kaq ka mjaftuar dhe tifozët e Partizanit e kanë përdorur këtë material kundër kundërshtarëve të tyre. Këtë herë janë mbështetësit e kuq që vijnë nga “Baza 46”, të cilët ironizojnë me dialektin tosk presidentin Halili dhe marrëdhënie që ka me tifozët e Tiranës. “Sendet kanë ndryshuar me kohë, nuk jemi më”, ishte refreni i përdorur, nisur nga një prej këngëve më të dëgjuara të Majk. Të premte na presin surpriza të mëdha nga tifozët… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.