Sende e gurë në fushë? Jo, në Danimarkë hedhin minj të ngordhur

0

Çmenduri, këtë nuk e kishim parë dhe imagjinuar ndonjëherë: minj të ngordhur ndaj futbollistit kundërshtar!

Ka ndodhur dje, në derbin e madh danez në Kopenhagen, mes Bronbit dhe FC Kopenhagenit, rivalë të përjetshëm, në fushë e jashtë saj.

Kur një futbollist i FC Kopenhagenit do të ekzekutonte një goditje nga këndi, drejt tij u hodhën sende të ndryshme, gurë e ndonjë fishekzjarr, por çmenduria e vërtetë ishte hedhja e disa minjve të ngordhur. Skenë e pështirë, që ka turpëruar tifozerinë e Bronbit, por edhe klubin, që ka kërkuar ndjesë publike dhe ka kërkuar arrestimin e fajtorëve, falë pamjeve filmike.

Deri tani janë arrestuar dy persona, por hetimi do të jetë i plotë, pasi në Danimarkë rrallë ndodhin ngjarje të tilla dhe nuk tolerohen.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here