Sëmundje ngjitëse, edhe Vrapi e Gilman Lika refuzojnë të luajnë

0

Pas Elis Bakajt, Vllaznia-Tirana humbet edhe dy “ish” të tjerë: Endri Vrapi dhe Gilman Lika nuk do luajnë të shtunën.

Vrapi, i cili ka qenë pjesë e Tiranës në periudha të ndryshme, duket se është ndikuar nga gjesti i Bakajt, pasi edhe ai i ka kërkuar Vllaznisë ta lërë të lirë për këtë ndeshje, aq sa ka ikur nga grumbullimi.

Ndërkaq, si për kundërpeshë, Gilman Lika ka kërkuar që të mos luajë kundër Vllaznisë. Shkodrani ka gjetur mirëkuptimin e presidentit Refik Halili dhe nesër do të mbajë edhe një konferencë për shtyp, për të sqaruar arsyet e vendimit të tij, që tashmë është logjik, sepse qartësisht si shkodran nuk mund të mos reagojë pas vendimit të Bakajt, i cili hapi i pari lojën e tërheqjes nga finalja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.