Sëmundje barazimesh, Junajtid ndalet edhe nga Suonsi

0

Një gol i shënuar nga Gylfi Sigurdson pak minuta para përfundimit të ndeshjes i ka dhënë një pikë të artë Suonsit, që baraoi sot 1-1 në Mançester, duke shtuar presionin mbi “Djajtë e Kuq”.

Edhe pse nuk humbet prej shumë kohësh, skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo vazhdon të barazojë me një rregullsi acaruese, duke vendosur rekorde në këtë drejtim.

Uejn Runej shënoi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë (Rashford u duk se simuloi) dhe u duk se ndeshja u fut në shinat e duhura, por pikërisht Runej shkaktoi një faull të panevojshëm jashtë zone në minutën e 79-të dhe specialisti Sigurdson nuk fali, me David de Gean që nuk lëvizi fare.

Me mungesa të shumta dhe një kalendar vrasës, natyrisht Murinjo e ka gati justifikimin, por tashmë gara për vendin e katërt ndërlikohet shumë, ndaj triumfi në Europa League bëhet gjithnjë e më shumë detyrim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here