Sëmundja e rrallë e Gëces, lojtari kërkoi në “Google” për ta kuptuar

Mario Gëce para disa vitesh ishte lojtari më premtues i Gjermanisë, por problemet me metabolizmin e kanë penguar për t’u zhvilluar më tej. Sëmundja e tij është zbuluar shumë vonë, diku nga fundi i vitit të kaluar. Tashmë ai besohet se e ka kaluar gjithçka dhe është i shëndetshëm.

“Fillimisht, as që e dija se ç’do të thoshte kjo sëmundje. Problemet me gjurin, kockat apo ligamentet mund të kuptohen fare lehtë, sepse janë gjëra të zakonshme në futboll, kurse për problemin tim m’u desh të flisja me njerëzit dhe madje ta kërkoja në ‘Google’. Kur e dëgjon si fjalë, nuk duket edhe aq konkrete. Në fund, megjithatë, gjithçka shkoi mirë dhe tani jam rikthyer në formë”, – është shprehur mesfushori i Dortmundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *