Sëmundja e largoi nga futbolli, Siti emëron shqiptarin në strukturën e klubit

Mançester Siti do të ketë edhe një shqiptar në stafin e zbuluesve të talenteve. Sinan Bytyqi është skauti më i ri i klubit nga Mançesteri. 24-vjeçari me origjinë nga Kosova është aktivizuar si futbollist profesionist me “Qytetarët”. Në vitin 2017 Bytyqi u diagnostikua me probleme në zemër.

Rrezikshmëria e sëmundjes ishte aq e lartë, sa e bëri të marrë vendimin më të vështirë të jetës, tërheqjen nga futbolli. Megjithatë, është Mançester Siti ekipi që nuk ja mbyll derën, duke e mbajtur në gjirin e organizmave të klubit.

Falë mbështetjes së klubit Sinani ka përfunduar kursin profesional si zbulues talentesh. Kështu, ai është i gatshëm të fillojë punë. 24-vjeçari i lindur në Austri do të mbulojë zonën e vendlindjes dhe Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *