Sëmundja dhe gjendja e rënduar e Mihajloviç, braktis stadiumin dhe kthehet sërish në spital

0

Një surprizë e madhe në javën e parë të Serisë A ishte prezenca e trajnerit të Bolonjës, Mihajlovic. Askush nuk priste që ky i fundit të gjendej në stadium për të drejtuar ekipin, ndërsa kishte shumë ditë të kaluara në spital pasi u ekzaminua me leuçemi.

Pasojat dukeshin qartë edhe në pamjen fizike, ndërsa Mihajloviç mbante një kapele. Në mediat italiane raportohet se trajneri i Bolonjës do e braktisë sërish skuadrën, për t’iu rikthyer spitalit. Tashmë do të vazhdohet me ciklin e dytë të terapisë dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë në pankinë ndaj Breshian. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.