Semaseku te Milan? Reagojnë nga Austria

Milani kërkon të përforcohet në mesfushë dhe një emër i lakuar në merkato është edhe 22-vjeçari i Salcburgut, Diadie Samaseku. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë konsiderohet si alternativë e Kesit, por nga Austria pas lajmeve për një kalim të mesfushorit te Milani, ka ardhur edhe reagimi.

“Nuk ka ardhur ofertë konkrete. Kam lexuar shumë gjëra javëve të fundit, por aktualisht nuk ka asnjë ofertë për Diadie. Natyrisht që ne e dimë se lojtarët tanë kërkohen nga shumë skuadra”, ka deklaruar në Sky Sport Austria drejtori sportin e Salcburg, Kristof Freund.

Semaseku ka edhe një vit kontratë me austriakët, çka i bën kuqezinjtë të mendojnë se mund të arrijnë te mesfushori për shumën e 8-9 milionë eurove. Sa duket për momentin gjithçka po bisedohet mes Milanit dhe menaxherit të lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *