Selta ia merr dorën Lindjes, Beshiktashi shpartallon grekët

0

Selta Vigo vazhdon rrugëtimin në Europa League, sepse sot fitoi 2-0 në Krasnodar, duke regjistruar fitoren e dytë rresht në Lindje, pas triumfit ndaj Shahtarit ukrainas.

Një ndeshje perfekte nga skuadra spanjolle, që e kontrolloi mirë takimin, edhe pse Krasnodari kishte zotërimin e topit, pa rrezikuar shumë. Hugo Majo sjhënoi golin e parë dhe Aspas mbylli llogaritë.

Ndërkaq, derbi mes Beshiktashit e Olimpiakosit u fitua thellësisht 4-1 nga turqit, në një atmosferë të zjarrtë.

Abubakar shënoi që në fillim për Beshiktashin dhe Babel dyfishoi, para se Eljunusi të shkurtonte për kampionët e Greqisë.

Pikërisht Abubakar ndërlikoi gjithçka për Beshiktashin, sepse në minutën e 39-të doli me karton të kuq, për goditje me kokë ndaj një kundërshtari, por realisht epërsia numerike nuk i shërbeu fare Olimpiakosit, që u godit në kundërsulm nga Babel e Tosun në fundin e takimit.

Ndërkaq, përfundoi 1-1 derbi belg mes Genkut e Gentit, rezultat pa vlerë, pasi Genku ishte kualifikuar që në vajtje, me suksesin e pastër 5-2.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here