Selmani: Pritjet e mia? Vetëm frytet e punës

Gentian Selmani është një nga lojtarët më të spikatur te Laçi. “Gardiani” edhe përballë Partizanit nuk u paraqit mjaft mirë. Selmani nuk ka marrë asnjë gol nga “demat” në takimet që ka pasur këtë edicion dhe ai shfaqet mjaft  i lumtur për paraqitjet e tij.

“Ishte një ndeshje e luftuar, por dhe fusha nuk na la të luajmë futboll. Kishim ardhur për tre pikë, por dhe një pikë na kënaq”.

“Ne do të synojmë ndeshje pas ndeshje të marrim maksimumin. Kemi lënë pikë me skuadra që i kemi poshtë vetes dhe kemi marrë pikë me skuadrat pretendente. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një pas një”.

“Unë kam bërë vetëm detyrën, duhet të stërvitem akoma dhe më shumë që ta mbaj portën e paprekur”.

“Duke u stërvitur dhe me dy seanca, duke qenë i përqendruar vijën vetë frytet e punës”.

“Është e vërtetë që kam idhull Bufonin. E kam blerë në Torino një shirit, që më pëlqen dhe për shprehjen që kishte ‘deri në fund’”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *