Selmani: Nuk i druhem konkurrencës, jam lojtar i Laçit

Portieri i Laçit, Gentian Selmani, është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra kurbinase, por dhe i Superiores, pasi shpeshherë ka treguar kualitet të lartë dhe cilësi të mira.

Numri 1 i portës laçiane ka pasur oferta edhe nga kampionate jashtë Shqipërisë dhe e ardhmja e tij mbetet një mister. Gjithsesi, momentalisht është lojtari i Laçit dhe për “Sport News”, iu është përgjigjur shumë zërave që qarkullojnë rreth tij.

Selmani u shpreh: “Po, kemi bërë një fazë të mirë. Po bëjmë një stërvitje cilësore, me dy seanca në ditë dhe besoj jemi gati për gjysmën e dytë. E gjithë skuadra duhet të stërvitet akoma më shumë, pasi të gjithë duhet të ndihmojnë ekipin, jo vetëm një ose dy individë.

Unë nuk po mendoj për oferta, për momentin jam pjesë e Laçit. Konkurrenca? Është e mirë për çdo futbollist. Unë nuk e kam frikën e konkurrencës, por e respektoj dhe do të jap më të mirën time.

Objektivat? Ne si synim kemi vendosur se ndeshja e radhës është më e rëndësishme. Jemi ende në garë për Kupën dhe “Europa League”, ndaj them se jemi në rrugën e duhur”,- përfundoi gardiani 20-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *