Selmani në kombëtare, te Shpresat zëvendësuesin na e tregojnë italianët

Gentian Selmani është bashkuar me kombëtaren e Kristian Panuçit për të zëvendësuar Thomas Strakoshën e dëmtuar dhe për pasojë trajneri i Shqipërisë U-21 ka marrë masa.

Zëvendësuesi i Selmanit do të jetë një emër i panjohur në Shqipëri, Kristian Bala.

Bëhet fjalë për një portier 19-vjeçar që luan në Serinë D italiane, të Delta Porto Kole, në Rovigo.

Bala ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë te ekipi i vet dhe tashmë i vjen grumbullimi surprizë, që Bala rrëfen se nuk e priste.

Grumbullimi i tij është njoftuar prej dy ditësh në mediat në Itali, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka marrë mundimin të shkruajë ndonjë fjali online, duke parë që ditët e fundit Shpresat kanë afruar disa lojtarë të rinj, që pa asnjë shpjegim Bushi nuk i kishte fare në listën që prezantoi para pak ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *