Selmani: Ja ç’na kërkon Starova, barazimi me Tiranën ishte i drejtë

Portieri i Laçit, Gentian Selmani, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “rtsh”. “Gardiani” i kurbinasve foli mbi takimin e fundjavës ndaj Tiranës, por edhe për ish-ekipin e tij Partizanin dhe punën me Sulejman Starovën.

Penalltia? Është edhe fat, E kisha studiuar Hasanin dhe Ngonë. E kam parë që gjuan andej dhe shkova në kohën e duhur dhe e kapa”.

PARTIZANI – “Me barazimin Partizani ka një plus më shumë, por ka ende kampionat. Barazimi ishte rezultati më i drejtë me atë që dhanë ekipet në fushë. Le të fitojë më i miri”.

Laçi-Teuta? Do jetë ndeshje e fortë, i ka të tria rezultatet. Ia lëmë fushës, ne do japim maksimumin si gjithmonë”.

TIRANA – “Nuk është se bëmë ndeshjen më të mirë. Zbatuam detyrat në mbrojtje dhe u treguam cinik . frutëzuam rastin dhe i ndëshkuam”.

Dalja e Ngo? Është lojtar i mirë, po nuk është se e kam frikë. Nuk e kam menduar. Kushdo që ishte do rrezikonte. Fangaj është lojtar i rëndësishëm, pasi del shumë përpara. Ndryshuam skemë, doli edhe Lushkja. U godit me taka në fytyrë dhe doli”.

Starova? Profesori kërkon disiplinë. Jemi munduar ta ndjekim në disiplinë taktike. Nëse zbatojmë detyrat, besoj do dalë me sukses”.

“Ndryshimet e trajnerëve nuk janë të mira ndonjëherë. Ne jemi munduar të ruajmë klimën brenda grupit”.

GJYKIMI – “Arbitri më shumë e ndihmoi Tiranën. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. U godit arbitri anësor dhe u vonua loja”.

Sherri? Ishte diçka e panevojshme. Ata patën ankesa për arbitrin. Presidenti na priste për të na përgëzuar. Ngo është problematik dhe provokues. Tentoi të godiste presidentin. Nuk mund ta bëjë një futbollist diçka të tillë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *