Selmani: Gabimet e pafalshme na mohuan përmbysjen e madhe

Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për të falënderuar të gjithë tifozët e Laçit të pranishëm në stadium në sfidën kundër Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Po ashtu, me anë të këtij postimi, Selmani edhe ka thumbuar gjyqtarët e sfidës, që sipas tij, bënë gabime të pafalshme që ndikuan në rezultat.

“Falënderoj çdo tifoz që ishte duke na mbështetur në stadium ditën e djeshme. Kemi dhënë maksimumin për t’ju bërë krenarë, por pa fat dhe me gabimet e pafalshme të atyre që drejtuan dje ndeshjen, duke mos akorduar dy penallti ‘sade’ në favorin tonë. Këto gabime vendimtare nuk na lejuan të bënim përmbysjen e madhe. Gjithsesi, loja e djeshme na jep shpresë që të vazhdojmë me rezultate pozitive që ditën e shtunë me ndeshjen kundër Teutës.

Prandaj prania juaj në stadium është një bonus i madh për ekipin tonë. Ju jeni lojtari i 12. Duhet të jemi të bashkuar dhe të luftojmë së bashku ndaj gjithë atyre që po na sulmojnë meditiakisht dhe sportivisht. Ne kurrë nuk dorëzohemi, por do të mbajmë kokën lart për të marrë maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Duartrokitjet e djeshme në fundin e ndeshjes iu takojnë juve. Sa bashku ja dalim. Falëminderit! Krenar me ju”, shkroi Selmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *