Selmani dhe FSHF bëjnë “gol” jashtë fushe, festë për fëmijët e “Zyber Hallullit”

Federata Shqiptare e Futbollit kishte menduar që sot të surprizonte fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, në kryeqytet. Disa nga drejtuesit e FSHF-së dhe portieri i Shpresave Gentian Semani kanë dërguar disa dhurata dhe kanë ndarë disa momente festive së bashku me fëmijët.

Kapiteni i Laçit, në bashkëpunim ne FSHF-në kishin përgatitur dhurata për të gjithë fëmijët e kësaj qendre, duke i bërë të gëzojnë sadopak për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Gjatë aktivitetit nuk mungoi dhe një prononcim i Selmanit, i cili për të dytin vit radhazi kontribuon për këta fëmijë.

“Është diçka që më bën të ndihem mirë. U uroj gjithë fëmijëve këtu gëzuar festat, sikurse edhe gjithë komunitetit të futbollit. Jam i lumtur që jam mes këtyre fëmijëve. Gëzuar. Jam mundur sadopak me kursimet e mia që të jap kontributin tim dhe e ndjeva nga zemra që të sjell gëzim këtu në këto ditë festash.

“Zgjodha këtë qendër, pasi ishim dhe një vit më parë, çka ishte diçka e bukur dhe është një ndjenjë emocionale e mirë. Kjo më motivon, pasi nuk është vetëm futbolli, pasi duhet të jemi njerëz e human me njëri-tjetrin e më pas është futbolli”.

Besoj se do jetë një nismë që do e organizojmë çdo vit në prag të festave. Ju bëj thirrje si skuadrave asht udhe shokëve se bamirësia nuk të varfëron. Duhet të ndihmojmë të gjithë ata që janë në nevojë sepse të bën të ndihesh mirë, por bëhesh dhe njeri më i mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *