Selltiku jashtë Europës së Madhe, feston Athina; avancojnë Dinamo e Benfika; super Ajaks!

Ka qenë një mbrëmje e mbushur me emocione, edhe pse muzika e Champions League do të nisë vetëm në fazën e playoff, kur do të luhet bileta për fazën e grupeve. Piter Olajinka nuk do të ketë shansin që të provojë atmosferën e Champions, pasi Slavia e Pragës u eliminua sonte ndaj Dinamos së Kievit, që sigurisht ishte favorite. Skuadra ukrainase fitoi 2-0 me golat e Verbiç dhe Besedinit.

https://www.youtube.com/watch?v=j-RHtPvBQA0

Sakaq, surpriza e madhe ka ardhur nga AEK-u i Athinës, skuadra e Ajdareviçit. Athina në flake, por këtë here nga festa verdhezi… Livaja protagonist absolute.

Grekët kanë mposhtur 2-1 Selltikun dhe, në sajë të ndeshjes së parë pa gola, avancon më tej. Skocezët, zhgënjim i madh, duke qenë se kanë traditë dhe histori në Champions. Do të duhet të provojnë fatin në Europa League.

Dinamo ka eliminuar Astanan, ashtu si pritej. Në shtëpi, mjaftoi 1-0.

TURI 3/ REZULTATET E SFIDAVE TE VAJTJES DHE ARDHJES

Videotoni ka eliminuar kampionët e Suedisë, ish-skuadrën e Ibrahimoviçit, Malmon, pasi dy ndeshjet u ndanë në barazim, por me ndryshimin që në Suedi, skuadra hungareze, barazoi 1-1 ndërsa në shtëpi 0-0.

Edhe Fenerbahçe del jashtë skenës së madhe, pasi Benfika ka arritur të marrë një barazim në Turqi dhe në sajë të fitores në Portugali, një javë më parë, kalon më tej.

https://www.youtube.com/watch?v=YaIKweC-Cdk

Ajaksi, sakaq, shpërthen me goleadë në Holandë ndaj Standartit, me tre gola, duke i dhënë harruar kështu barazimin 2-2 në Belgjikë.

https://www.youtube.com/watch?v=AUSrjui881E

 

PLAY OFF CHAMPIONS/ ÇIFTET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *