Sëlltik kundër PSG-së, ose 11.4 mln kundër 540 mln

0

Formacioni titullar i PSG-së kushton rreth pesëdhjetë fishin e Sëlltikut

Sëlltiku do të çelë fushatën e vet në Ligën e Kampioneve me takimin në “Parkhead” kundër PSG-së së milionave. Dhe kampionët e Skocisë dëshirojnë t’i bëjnë një surprizë skuadrës së drejtuar nga Unai Emeri e përforcuar në merkato me Nejmar e Mbape. Skocezët do të përballen me një tjetër treshe të frikshme në sulm Nejmar-Kavani-Mbape dhe Brendon Roxhers po përgatitet për shoun e madh. Në fushë do të jenë 11 kundër 11, por nëse i hedhim një sy vlerave të ekipeve kjo pritet të jetë një garë aspak e barabartë. Gazeta britanike “Daily Mail” ka bërë një përmbledhje të atyre që mund të jenë formacionet titullare sonte në mbrëmje në fushë dhe diferencat janë vërtet të frikshme. Formacioni i mundshëm titullar i Sëlltikut kushton vetëm 11, 4 milionë sterlina ose rreth 12 milion euro. Krejt ndryshe formacioni milioner i Unai Emeri. Duke llogaritur Di Marian jashtë fushe i dëmtuar dhe Marko Verratin në lënë në stol për zgjedhje teknike, 11-shja titullare që Emeri pritet të hedhë sonte në fushë kushton plot 540 milionë sterlina, ose rreth 50 herë më shumë se vlera e skocezëve.

Formacioni i mundshëm i Sëlltikut (4-3-3)

Gordon

Lustig Simunoviç Tirnej MekGregor

Braun Armstong Sinkler

Forrest Roberts Eduard

 

Formacioni i mundshëm i PSG-së (4-2-3-1)

Areola

Alvesh Markinjos Silva Berçiçe

Mota Rabiot

Draksler Mbape Nejmar

Kavani

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image