Selaci “kyç” portën: Kamzën e thyejmë!

0

 

Për lojtarët e skuadrës së Ilirisë, po përgatitet pa eufori ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Kamzës, ku pa asnjë mëdyshje do të synohet fitorja e ndeshjes. “Gardiani” i Ilirisë, Elidon Selaci, ka garantuar se tre pikët do të arrihen në këtë javë ndonëse luajmë ndaj kamzalinjve. “Për mua është dhe një tjetër

motiv për të siguruar katër këndorin dhe nga kapiteni i ekipit Sokoli, vëllai im i cili dhe në këtë ndeshje do të mungojë. Unë kam një nder nga kapiteni, pasi dhe golin e fitores ndaj krutanëve më është kushtuar mua si ndeshje e parë me ekipin e Ilirisë. Në këtë ndeshje unë do t’i rikthej borxhin vëllait tim më të madh duke i garantuar sigurinë tek porta duke mos pësuar gol”, ka pohuar ‘gardiani’ shtatlartë, Elidon Selaci, që ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura edhe në Superligë.

Adelajda Hima

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.