Seks me një 15-vjeçare, arrestohet një lojtar i Sandërlendit

0

Një skandal seksual ka tronditur Premier Ligën dje pasdite. Një lojtar anglez, më saktë mbrojtësi i Sandërlendit, Adam Xhonson ka rënë në prangat e policisë së këtij vendi pasi mendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Lajmi është bërë me dije nga tabloidi “The Sun”. Sipas kësaj gazete lojtari është arrestuar në shtëpinë e tij me vlerë 1.8 milionë sterlina. Veç kësaj në shtëpinë e lojtarit është gjetur dhe një pushkë e mbushur. Gjithsesi në rastin e pushkës bëhet fjalë për një armë me leje. Emri i lojtarit fillimisht nuk sihte bërë i ditur por më pas është sqaruar dhe gjithçka dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Sandërlendit, Adam Xhonson. Sipas një fqinji të lojtarit kanë qenë tre makina policie që kanë mbërritur dhe kanë arrestuar lojtarin.  Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i klubit të tij Sandërlend. Nëpërmjet një komunikate zyrtare klubi i veriut të Anglisë ka bërë me dije masën e pezullimit të lojtarit nga të gjithë aktivitetet deri në zbardhjen e të gjithë ngjarjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here