Sekreti i Kompani: Vendi i tretë në Botëror? Meritë e… Guardiolës dhe pilulës!

0

Belgjika zhvilloi një Botëror fantastik në Rusi, duke e mbyllur kompeticionin më të rëndësishëm në futboll në vendin e tretë. Belgët eliminuan Brazilin në çerekfinale, ndërsa një gol i Umtiti ndali ecurinë e djemve të Martinez dhe kaloi Francën në finalen e madhe.

Vinsent Kompani ishte kapiteni i Belgjikës në Rusi dhe ai ka rrëfyer për “RTBF”, një detaj interesant sa i përket duelit kundër Brazilit. 32-vjeçari kishte marrë një pilulë gjumi natën përpara ndeshjes, pasi nuk po arrinte të flinte dot, por kishte harruar të vinte zilen e zgjimit në telefon.

Pasojat? Lamtumirë pjesës së parë të diskutimit teknik të trajnerit Martinez, i cili i kishte treguar ekipit skemat e Brazilit në goditjet standarde. Mbrojtësi paraqitet me vonesë, kërkon ndjesë dhe i kërkon Tieri Henrisë (zëvendëstrajneri i Belgjikës në Botëror, aktualisht trajner i Monakos) t’i bëjë një përmbledhje të shpejtë të direktivave të trajnerit.

Pikërisht në atë moment kapitenit i kujtohet diçka. Tite, trajneri i Brazilit, ishte një fans i madh i Guardiolës, trajnerit të lojtarit te Mançester Siti. Kompani këshillon që shokët e tij të përdornin një skemë që do ta befasonte Brazilin.

U tha, u bë! Diçka e tillë u provua në fushë dhe Belgjika kaloi në avantazh. Minuta e 13-të e ndeshjes: Çadli kroson nga goditja e këndit, Kompani kërcen në shtyllën e parë dhe Fernandinjo “detyrohet” të shënojë në portën e tij. E gjitha meritë e Guardiolës dhe pilulës së marrë një natë më parë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.