Sekreti i kapitenit: Isha shumë pranë Realit, ja pse nuk u largova

Xhorxho Kielini është pjesë e Juventusit që prej vitit 2005. Mbrojtësi ka dhënë gjithçka për bardhezinjtë, është shtylla e repartit defensiv dhe është sot mban shiritin e kapitenit. Një mbrojtës klasik nga ata që e kanë të shenjtë ruajtjen e portës me çdo lloj mënyre.

Kundërshtarët e urrejnë, ndërsa tifozët e tij e adhurojnë. 34-vjeçari është i lidhur shumë me Juventusin, por në një moment ishte gati t’i braktiste. Mori një ofertë të mirë, më saktë të parefuzueshme, por ai ia doli ta refuzojë.

Reali i Madridit kërkoi shërbimet e mbrojtësit në verën e vitit 2010 dhe Kielini u tundua. Në fund vendosi të mos nisej drejt Madridit dhe shpjegon se pse veproi kështu.

Në vitin 2010 isha shumë pranë kalimit te Reali i Madridit, por në fund vendosa të qëndroj te Juventusi. Më frenoi pakënaqësia e madhe që do të krijohej pas largimit tim”, thekson kapiteni juventin për Tuttosport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *