“Sekreti” i Hanoverit, cigaret dhe… “Nutella”

Tek Hanoveri nuk ka rregulla për dietën, por kjo veçse ka shtuar suksesin. Trajneri Andre Brajtenrajter, që kur mori drejtimin e skuadrës në mars, ka befasuar duke qenë liberal me lojtarët.

Me të në stol, Hanoveri nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe mbrojtja duket “e blinduar”, që tregon se lojtarët kanë formuar një grup të fortë. Cili është sekreti? Ata mund të pinë cigare dhe të hanë “Nutella”, por pa e ekzagjeruar.

“Kemi disa profesionistë të cilët do të ndjekin nga afër dietën e lojtarëve gjatë grumbullimit të verës. Natyrisht, nëse dikush ka dëshirë të konsumojë ‘Nutella’ për mëngjes, mund ta bëjë, sepse, në fund të fundit, jemi qenie njerëzore. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë të hash gjithë ditën”, – është shprehur tekniku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *