Sekreti dhe sinqeriteti i Luis Enrikes: Pata probleme me Mesin, ja pse u largova nga Barça

Luis Enrike mori drejtimin e Barcelonës në maj të vitit 2014 dhe qëndroi tre sezone në atë post. Spanjolli fitoi 2 tituj kampionë, 1 Champions Ligë, 3 Kupa Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 1 Superkupë Europe dhe Botërorin për klube.

Trajneri ka folur për “Radio Catalunya”, duke zbuluar një detaj në lidhje me Leo Mesin. Në një moment të caktuar situata u tensionua, por gjithçka u zgjidh. Luis Enrike flet dhe për shkakun e vërtetë të largimit pas sezonit të tretë. Ai kishte fituar gjithçka, e kishte të thjeshtë të rinovonte, por vendosi të vepronte ndryshe për të mirën e të… gjithëve!

Vitin e parë pata disa probleme të vogla me Mesin dhe më duhej ta menaxhoja në një moment tensioni, por tani mund të flas vetëm fjalë të mrekullueshme për të. Në fillim të sezonit të tretë kisha informuar klubin që të gjente zëvendësuesin tim, sepse nuk mund t’i jepja më Barcelonës dhe më kishin shteruar energjitë. E kisha të thjeshtë që të firmosja një kontratë të re plot miliona, të qëndroja në shtëpi dhe të vazhdoja të isha trajneri i lojtarëve më të mirë në botë, por preferova të ndryshoj ambient. Isha i sfilitur dhe kisha nevojë për ndryshim. Për tu treguar i sinqertë, mendoj se lojtarët kanë nevojë ndonjëherë për një fytyrë të re, i cili u tregon dhe mëson gjëra të ndryshme”, përfundon Luis Enrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *