Sejdini: Me Dinamon po bëhen eksperimente, Skënderbeu të gjejë zgjidhje tjetër

Faruk Sejdini, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit të Dinamos, ka komentuar lajmet që flasin për një tjetërsim të klubit të Dinamos drejt qytetit të Korçë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, 69-vjeçari foli kundër këtij skenari që sipas tij nuk është mënyra e duhur për të garantuar vijimin e futbollit në qytetin e Korçës.

“Mua nuk më duket ndonjë gjë e çuditshme, duke dëgjuar kinezërirat që ndodhin në këtë vend. Më parë u luajt njëherë me emrin, nga Dinamo ia bënë Olimpik, por pas një kohë u pa që nuk funksiononte pasi Dinamo ka një histori jo të vogël në futbollin shqiptar dhe një plejadë të madhe futbollistësh. Tani po përsëritet fenomeni duke u bërë një Dinamo e Korçës, që prek më duket e palogjikshme, pasi si e thotë populli: Guri i rëndë është në vendin e vetë”.

“Mua më duket se Dinamon po e bëjnë si parcelë eksperimentale. Uroj që vendimmarrja nga ky gjyqi i fundit të jetë pozitive për Skënderbeun, por kurrsesi s’duhet të jetë Dinamo ai shkopi i magjik, që shpëton ose jo Skënderbeun. Në rast se kërkojmë që futbolli në Korçë të mos fiket mund të ketë alternativa të tjera. Stema e Dinamos nuk mund të rrijë atje, është diçka që  nuk shkon. Mua më duket se ato do të bëjnë një hibrid me fanellën me ngjyrat e Skënderbeut dhe tutat blu të Dinamos”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *