Sejdini kundra rrymës: Gjasulën çojeni në Kinostudio, na erdhi me skafandër dhe s’ka më të mirë

Faruk Sejdini ka bërë një analizë për ndeshjen që zhvilloi Shqipëria kundër Turqisë, atje ku u mund me rezultatin 1-0. Mendimin e tij dhe njëfarë analize ka bërë së fundmi, duke u ndalur më në veçanti te Klaus Gjasula.

Sipas tij, ky i fundit po bën mirë, por nuk është më i miri i të gjitha kohërave. Gjithashtu shprehet për “RTV Ora” në studion e “Ora Sport” se me helmetën që mban, Gjasula mund të futet edhe në botën e filmave për të shkuar në Kinostudio.

“Ore zotëri, nëse të tremb çoje në Kinostudio që të luaj filma. Unë shoh këmbët, ç’më duhet mua skafandra që mban. Ai është një lojtar i mirë, prurje shumë e mirë por nuk mund të themi se është lojtari më i mirë i kohërave. Nuk është lojtari më i mirë që na erdhi. Na erdhi me skafandër dhe s’ka lojtar më të mirë,” tha Sejdini. /Sport Ekspres/