VIDEO | Seferi shkëlqen me asiste, Bakaj shënon ndaj Hajdukut të Ismajlit e Sahitit

0

Taulant Seferi dhe Erlis Bakaj kanë bërë ndeshje shumë të mira në miqësoret e zhvilluara nga skuadra e tyre. Ekipi i Seferit, Uinterthur, ka luajtur një miqësore me Flora Talin, e cila është mbyllur me rezultatin e barabartë, 2-2.

Ish-sulmuesi i Shpresave ishte autor i të dy asisteve, duke bërë një ndeshje të shkëlqyer. Një tjetër sulmuesi kuqezi ka arritur të jetë i rëndësishëm për ekipin e tij. Erlis Bakaj i Shaktar Soligorskit ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në miqësoren përballë Hajdukut të Splitit, që përfundoi me rezultat 1 – 1.

Një veçantë e këtij takimi ishte dhe fakti se përveç Bakajt në fushë kanë qenë dhe tre shqiptarët e skuadrës kroate. Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi anësor dhe Emir Sahiti.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.